Kur janë zhvilluar më pak se gjysma e takimeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018 rezervat për lojën e Kombëtares dhe zgjedhjet e trajneri De Biasi kanë nisur.

Humbja me Izraelin solli vlerësime të ndryshme nga njerëzit e sportit. Ish-futbollisti i Kombëtares në vitet 80’, Shkëlqim Muça tha në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se skuadra ka rënie pas Europianit, si pasoje e zgjedhjeve te teknikut italian.

Shkëlqim Muça, specialist: Jam i bindur që ekipi ka rënë niveli pas Europianit. E them se shumë lojtarë vijnë dhe zhduken si Lenjani, Xhaka, apo Abrashi ka shumë lëvizje dhe disekuilibër.

Blendi Nallbani, i cili veshi fanellën e Shqipërisë që në moshën 17-vjeçare tha se priste më shumë nga përfaqësuesja në takimin me Izraelin. Por ai beson se ishte vetëm një rast i izoluar.

Blendi Nallbani, ish-portier i Kombëtares: Nuk është ai ekip kombëtar që ishte me Izarelin, ku unë prisja më shumë, por t’i lemë të punojnë të qetë dhe janë të tjerë ata që vendosin.

Shpëtim Duro, ndihmësi i Josip Kuze në Kombëtare ka rezerva për mosaktivizimin e Ergys Kaçes. Por kërkon mbështetje të ekipit në këtë moment.

Shpëtim Duro, trajner futbolli, specialist: Duhet të jemi në krah të ekipit kombëtar, në krah të trajnerit pasi ka ende ndeshje për të luajtur. Rezerva kam vetëm për moskativizimin e Kaçes që është i ri dhe luan me ekipe si Paok e Viktoria Plzen.

Per ndeshjen me Izralin, vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e kërkoi më shumë problemin te lojtarët se sa te gjykimi, që krijoi pakënaqësi edhe pse specialistët thanë se vendimet ishin të bazuara në rregullore.

Por sipas specialisteve dhe komentatorëve te futbollit, Shqipëria nuk ka bere prezantim të kënaqshëm as në ndeshjen me Maqedoninë, ndonëse e fitoi.

Shqipëria tani gjendet në vendin e katërt në grupi G me 6 pikë, 3 me pak se Izraeli i vendit të tretë dhe me shpresa me të paketa për ta kaluar atë. Ndeshja e radhës do të jetë në fund të marsit në fushën e Italisë që nuk humbet një sfidë kualifikuese prej 10 vitesh./ TV KLAN