Aborti nëpërmjet pilulave pa asnjë konsultë me mjekun obstetër-gjinekolog po njeh rritje. Fenomeni po ndodh kryesisht tek vajzat e reja në rastet e shtatzënisë se padëshirueshme. Mjekët gjinekologë thonë se aborti jashtë spitaleve është i rrezikshëm.

Mimoza Keta:

Drejtohen nëpër farmaci neper xhepa që t’i gjejnë këto lloj tabletash dhe pa ditur asnjë lloj protokolli, … dhe me pas drejtohen më pas me pasojat e tyre me pjesë të mbetura në mitër, ose me shtatzëni të cilat nuk janë abortuar si rezultat i marrjes se tabletave se nuk kanë ditur t’i marrin…”

Mifepristone dhe Misoprostol, janë barnat që përdoren për abort dhe që vajzat i marrin lehtësish pa recetë në farmaci.

Përveç se jepen nga farmacistët në mënyrë abusive, pa recetë nga mjeku, urdhri i farmacistit shkon edhe më tej duke deklaruar se këto barna janë të paregjistruara dhe futen kontrabandë në Shqipëri.

 Ministria e shëndetësisë, në një përgjigje për Tv Klan thotë se Mifepristone është regjistruar në regjistrin e barnave në vitin 2013 dhe Misoprostol në 2015. Por Agjencia kombëtare e barnave mjekësore bën me dije, se këto medikamente nuk janë importuar përgjatë 2016, duke shtuar dyshimet se sasitë që gjenden nëpër farmaci, mund të jenë kontrabandë.

Tv Klan