Një 22-vjeçare humbi betejën me kancerin, pak muaj pasi u këshillua që të abortonte fëmijën për të rritur shanset për të mbijetuar.

Charlotte Smith, nga North Yorkshire u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike kur ishte 11 javëshe shtatzënë. Por mjekët e paralajmëruan të renë se lindja do t’i vinte në rrezik jetën dhe e këshilluan që të ndërpriste shtatzëninë.

Smith, në atë kohë 21-vjeçe, vendosi që të abortonte dhe të njëjtën ditë nisi kimioterapinë.

Pavarësisht të gjithave, ajo u shua mëngjesin e së hënës, pas një beteje të palodhur me formën e kancerit që prek rreth 800 persona çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.

Historia e saj u bë e publike në Gusht nga e përditshmja britanike The Daily Mirror.

Gjatë gjithë betejës së saj, Smith bëri fushatë sensibilizuese për kryerjen e testit të gjakut rregullisht, pasi ajo e zbuloi kancerin vetëm nga testi që bëri gjatë shtatzënisë.

/tvklan.al