Ish – Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon atë që ai e konsideron si situatë “absurde” në Dhërmi.

Në mesazhin e postuar nga ish – Kryeministri në profilin e tij në Facebook, qytetari thotë se bizneset në Dhërmi operojnë pa kupon tatimor dhe se çmimet janë trefish më të larta në krahasim me vendet e tjera.

*Më poshtë gjeni mesazhin e plotë, të marrë nga faqja zyrtare e ish – Kryeministrit Sali Berisha në Facebook

Pushuesi dixhital denoncon:

Absurditetin e çmimeve në Dhërmi në këtë sezon turistik.

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Dhërmi, ky katund me kaq shumë pretendime duhet refuzuar në mënyrë kategorike ose shteti duhet të luajë rolin e tij në këtë katrahurë cmimesh dhe ku të gjithë e kanë tangërllëkun që të mos të të begenisin fare me kupon tatimor. Kjo industri duhet sabotuar në mënyrë urgjente për t’i dhënë fund çdo lloj abuzimi që bëhet me qytetarët. Çdo artikull është me 3 – fishin e çmimit normal. E tmerrshme, ku në pikun e sezonit nuk sheh asnjë makinë apo agjent terreni të tatimeve. Kohë absurde, ku për show mediatik tërhiqen zvarrë plaka e pleq që shesin domate në rrugë e nuk lenë televizione pa thirrur, ndërkohë që këtej bëhet kërdia.”

/tvklan.al