Brisejda Shehaj, ish – Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve është marrë në pyetje për më shumë se një orë në Prokurorinë e Shkodrës.

Mësohet se ish – numri një Tatimeve është pyetur si person që ka dijeni për hetimin e disa çështjeve penale të hapura për rimbursimin e paligjshëm të TVSH -së ndaj disa bizneseve.

Mësohet se Shehaj ka shpjeguar të gjithë procedurën që ndiqet në raste të tilla, kur një biznes përfiton mbështetje nga buxheti i shtetit.

Grupi hetimor nuk sqaron se sa është abuzimi, kush janë subjektet që kanë përfituar nga ky mashtrim dhe cili ka qënë roli i admnistratës së tatimeve. Në dalje nga Prokuroria e Shkodrës, Shehaj nuk ka bërë komente mbi marrjen në pyetje, por është përgjigjiur me një urim.

Prokuroria e Shkodrës sqaron se rastet janë disa dhe dyshohet se abuzimi arrin disa qindra mijëra euro. Megjithatë do jetë hetimi ai që do përcaktojë nëse Tatimet kanë përgjegjësi në këtë çështje.

Tv Klan