karburant

Pikat e karburanteve vazhdojnë të abuzojnë me cilësinë e naftës dhe benzinës që u shesin konsumatorëve. Nga kontrolli i kryer në periudhen Maj – Qershor 2015 janë gjetur jashtë standardit 52 pika.

Sipas zv/Ministrit të ekonomisë Ervin Mete nga aksionet e ushtruara është vërejtur se abuzimet ndodhin më së shumti në pikat fundore dhe se Ministria po punon për ashpërsimin e mëtejshëm të penaliteteve.

Rezultatet dy mujore nga krimi ekonomik tregojnë se janë sekuestruar  54.150 litra nafte, ndërsa është rritur ndjeshëm lëshimi i kuponëve tatimorë nga operatorët e tregëtimit të karburanteve.

Tv Klan