Abuzoi seksualisht me adoleshenten, dënohet 24-vjeçari shqiptar

Blerim Hajdarmataj, 24 vjeç, me banim në Sunrise Avenue, Chelmsford është dënuar me 8 vite burg për abuzim seksual ndaj një adoleshenteje.

Ai doli para gjykatës së Chelmsford Crown shtatorin e vitit 2016 dhe u largua nga vendi ndërkohë që çështja vazhdonte të ishte e hapur.

Gjatë mungesës së tij gjykata e deklaroi fajtor për krimin e kryer dhe Hajdarmataj u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Ai u lokalizua në Kosovë 2 javë më parë dhe u soll në Mbretërinë e Bashkuar të premten, ku u dënua me 8 vite burg.

Në datën 3 shtator të vitit 2014, shqiptari kishte qerasur me një pije 18-vjeçaren në klubin Chelmsford dhe më pas ajo ishte zgjuar në dhomën e tij duke mos iu kujtuar asgjë.

E vetmja gjë që ajo mbante mend ishte se nuk kishte pranuar të shkonte në apartamentin e tij.

Ajo ishte e zhveshur dhe kishte shenja kafshimi kudo në trup.

Viktima nga Hornchurch, kishte dalë menjëherë në rrugë duke i bërë shenjë një motoçiklisti për ndihmë, ndërkohë që 24-vjeçari e kishte kuptuar që ajo ishte larguar dhe kishte filluar ta ndiqte.

Adoleshentja kishte lajmëruar më pas policinë dhe shqiptari e gjeti veten nën pranga.

“Hajdarmataj përfitoi nga një vajzë në mënyrën më të tmerrshme. Ai nuk është penduar për veprimet e tij dhe nuk e ka imagjinuar sa gjatë do ndikojë kjo në jetën e vajzës. Ndërkohë që ai ishte në arrati, frika e saj ishte shtuar akoma dhe më shumë. Do doja të falënderoja atë për forcën që kishte gjatë rrëfimit të ngjarjes megjithëse ndihej e lënduar. Ky është një mesazh i fortë për të gjithë ata që mendojnë se do largohen nga vendi ynë pa u përballur me drejtësinë ”, u shpreh inspektori Terry Balding, pas seancës dëgjimore.

“Agjencia Ndërkombëtare e Krimeve nuk do ndalet para asgjëje në gjurmimin e të arratisurve. Blerim Hajdarmataj mendoi se mund t’i shpëtonte drejtësisë por ne përdorëm rrjetin tonë të gjerë ndërkombëtar për ta lokalizuar. Pasi mësuam se vendndodhja e tij ishte në Shqipëri, monitoruam lëvizjet e tij dhe nisëm përgatitjet për arrestimin e tij ndërkohë që ai kaloi kufirin për në Kosovë. Si rezultat i punës së palodhur të policisë së Essex-it dhe asaj kosovare, Hajdarmataj u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjendet në burg, sepse aty ku e ka vendin”, u shpreh Miles Bonfield, menaxheri operacional i Agjencisë Ndërkombëtare të Krimeve./tvklan.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...