“N

ëse LSI nuk do të “rimartohet” djathtas, ne do vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas

Kjo deklaratë e Kryeministrit Edi Rama, në intervistën e transmetuar të dielën në Televizionin Klan, ka acaruar aleatin kryesor qeverisës.

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi përmes Luan Ramës, i cili përdori një gjuhë të ashpër dhe i kërkoi qeverisë të fokusohet tek çështje të rëndësishme, e të mos merret me batuta.

“Me gjithë respektin që kam për vëmendjen dhe punën që ju bëni, si ish – koleg me ju, nuk jam këtu dhe nuk preferoj të merrem as me batuta e as me mistrecllëqe batutash”.

Teksa LSI u shfaq e shqetësuar nga deklarata e Kryeministrit, në kampin socialist situata duket mëse normale. Taulant Balla u shpreh edhe më i sigurtë se Kryeministri, që LSI nuk do të kthehet në koalicion me Partinë Demokratike.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane është e bindur që edhe në Qershor 2017 do të marrë besimin e shqiptarëve për të qeverisur. ”

Bashkë me LSI –në zoti Balla?

“Sigurisht”.

Në intervistën e dhënë për Televizionin Klan, Kryeministri Edi Rama tha se për të ardhmen e koalicionit do të vendoset pasi në LSI të përfundojnë zgjedhjet për kryetarin, për të cilat tha se nuk pritet ndonjë surprizë.

Tv Klan