Ajo amerikane është Adams, ndërsa shqiptarja Beinek. Të parët njihen si të çmendur, të dytët si normal. Mbi këto dy përcaktime e ndërton shfaqjen regjisori Endri Cela.

https://www.youtube.com//embed/uHI3DcchdlM

Duke përplasur mendësitë, ai rreket të thyejë kufinjtë mendorë, paragjykimet e shoqërisë për njëra – tjetrën, deri te ato brenda anëtarëve të së njëjtës familje, që përbën edhe thelbin e shfaqjes. Cili është qëllimi i krijimit të saj?

Komedia e famshme amerikane “Familja Adams” që në version shqiptar titullohet “Të çmendurit Adams” do të vijë në gjininë e musical-it. Do të aktrohet, këndohet dhe kërcehet.

Adamset dhe Beinket vijnë në fundjavë, pesë dhe gjashtë në Teatrin Eksperimental.

Tv Klan