2

Adele, Coldplay dhe One Direction mund të ngjiten së bashku në skenë për finalen e X Factor në Britani.

Ky do të jetë projekti i Simon Cowell, që dëshiron ta bëjë atë mbrëmje të paharrueshme për publikun.

One D

Një burim i tha Daily Mirror se Coldplay po përgatiten dhe performanca e tyre do të jetë kyçe.

Edhe One Direction do të ngjiten në skenë, natën finale.

1

Në lidhje me Adele, Simon Cowell mësohet të ketë thënë se është ylli i momentit në të gjithë botën dhe se do t’i pëlqente shumë që ajo të ishte e pranishme në skenë.

Këngëtarja mësohet të ketë thënë se do të performonte vetëm nëse finalistët nuk do të ishin “të lodhur”./tvklan.al