Mbrëmjen e së premtes, këngëtarja anuloi dy shfaqjet e fundit të turneut të saj. Ajo kishte lënë të kuptohej se, për shkak të kordave vokale të dëmtuara, ky turne mund të ishte e fundit, duke lajmëruar edhe fansat e saj.

“Për shkaqe mjekësore unë nuk jam në gjendje të performoj gjatë fundjavës. Të them që më është thyer zemra do të ishte një nënvlerësim i plotë”

, shkruan ajo.

“Turneu është një gjë e veçantë, por ai nuk më përshtatet mirë. Unë në të vërtetë jam një person që më pëlqen të qëndroj në shtëpi dhe gëzohem shumë për gjërat e vogla. Plus që unë jam dramatike dhe kam një histori të tmerrshme në turne … E kam bërë këtë turne vetëm për ju dhe shpresoj që të ketë patur një ndikim, ashtu siç kanë patur disa prej artistëve të mi të preferuar për mua. Dëshiroja që shfaqjet e mia të fundit të ishin në Londër sepse nuk e di nëse do të kthehem përsëri dhe në këtë mënyrë doja që hera ime e fundit të ishte në shtëpi”, 

shton Adele.

Por kjo nuk është hera e parë që fituesja e Grammy, e cila ka folur për betejën e saj me frikën nga skena, ka thënë se i ka dhënë fund turneve.

“Nuk e di nëse do t’i rikthehem përsëri turneve”,

tha Adele gjatë një shfaqjeje në Zelandën e Re në Mars. “E vetmja arsye që unë jam turne jeni ju”, vazhdoi ajo.

Adele gjithashtu u largua nga muzika pasi u bë nënë në vitin 2012. Vitin e kaluar ajo u shpreh për revistën Vogue se kryesorja për të është mëmësia, më pas vetvetja dhe në fund puna.

 “Unë mendoj se duhej të merrja kohën e mjaftueshme për të lënë njerëzit t’i merrte malli për mua. Nuk më mungoi qëndrimi në qendër të vëmendjes.”

Adele mund të jetë duke bërë të njëjtën gjë, duke u larguar nga vëmendja për një të ardhme të afërt, por ajo gjithashtu  e la derën të hapur për një tjetër përshëndetje.

“Do të kthehem gjithnjë dhe gjithmonë do të shkruaj muzikë”,

tha ylli duke u larguar nga stadiumi i mbushur pas shfaqjes së saj në Wembley, të mërkurën mbrëma.

/ tvklan.al