adeleee

Këngëtarja britanike Adele ka regjistruar këngën e re, e cila do të jetë kolonë zanore e “Spectre”, filmit të radhës së James Bond.

Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht nga gazeta britanike “DailyStar”.

Adele bëhet kështu artistja e parë që realizon dy këngë njëra pas tjetrës për filmat e Agjentit 007.

Me superhitin “Skyfall”, kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull, në 2012 -ën, 27 – vjeçarja fitoi Academy Award, Golden Globe dhe një BRIT.

Tv Klan