12549083_10153700046782559_1899624414123617842_n

Një ndër ikonat e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, po pushon këto ditë të ftohta dimri në Francë.

Vetë këngëtarja nga Kosova ka postuar në profilin e saj në Facebook, një foto ku shfaqet së bashku me të dashurin, biznesmenin dhe njëkohësisht menaxherin e saj, Val Krasniqi.

“Nga Franca me dashuri”, shkuan diva e muzikës, ndërkohë që çifti  ka qëndruar në resortin “Avoriaz Ski Resort”, i ndodhur në zemër të Apleve franceze dhe që është një ndër destinacionet më të preferuara për skiatorët.

Pas një periudhe shumë të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje live duke argërtuar fansat e saj të zjarrtë gjatë festave, një pushim mëse i merituar ky për Adelinën.

Këngëtarja që ka zgjedhur tërhiqet në privatësinë e saj së bashku me të dashurin e zemrës, për të kaluar disa ditë pushimi në dëborë./tvklan.al