Një muaj pas largimit të administratorit teknik të emëruar nga Partia Demokratike, kompania e shpërndarjes së energjisë e akuzon Haki Mustafën për ulje të performancës në arkëtimin e faturave dhe rritje nivelit të vjedhjeve në rrjetin e energjisë elektrike.

Akuzat e OSHEE-së vijnë përmes një njoftimi ku është publikuar bilanci 7 mujor i ndërmarrjes. Nga muaji janar e deri në korrik thotë OSHEE, arkëtimi i faturave të energjisë elektrike rezulton të jetë realizuar më pak në qershor, duke rënë me 2.5% nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të 2017-ës.

Po ashtu edhe niveli i humbjeve në rrjet nga qershori 2016-të në qershor 2017-të është rritur me 4%. Pavarësisht kësaj, kompania zotohet se ka arritur të përmirësojë mbledhjen e faturave përmes rinisjes së aksioneve në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë edhe përmirësim të situatës financiare. në fund të korrikut humbjet arritën 28%, ndërsa 280 milion euro të ardhura nga pagesa e faturave të energjisë.

Tv Klan