Një lajm i mirë për Kosovën dhe sportin e këtij vendi. Adnan Januzaj do të luajë në të ardhmen për Kosovën. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat belge, sipas së cilave, futbollisti është i pakënaqur me angazhimin që po i bëhet nga Përfaqësuesja e Belgjikës.

Për këtë, futbollisti i Manchester Unitedit po e pret vetëm pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, për ta zgjedhur ekipin e Albert Bunjakut, me të cilin mund të luajë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë.

Në 3 maj, në Konferencën e UEFA-s pritet që çështja e pranimit të Kosovës të hidhet në votim.  Në janar të vitit 2014, FIFA i ka lejuar Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore, por me disa kufizime. Ndeshjen e parë miqësore, të nivelit ndërkombëtarë dhe me lejen e FIFA-s, Kosova e ka luajtur me 5 mars të vitit 2014, me përfaqësuesen e Haitit. /

tvklan.al

Burimi: knack.be