Trafiku i drogës ka përfshirë edhe fëmijët shqiptarë. Ditën e sotme policia greke ka arrestuar një 15-vjeçar nga Shqipëria, i cili u kap duke trafikuar kanabis sativa.

“I Efimerida” raporton se 15-vjeçari kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër dhe u kap në zonën e Kozanit. Ai kishte me vete një çantë brenda së cilës ndodheshin disa pako me kanabis, me peshë totale 9.7 kilogramë.

Bashkë me adoleshentin, u arrestua edhe një 41-vjeçar shqiptar i cili po shoqëronte të miturin. Autoritetet greke kishin informacion për sasinë e drogës që do të transportohej nga vendi ynë drejt Greqisë.

Gjatë verifikimit të të dhënave të dy të arrestuarve, ata kishin dokumentacion jo të rregullt, madje ndalim hyrje edhe në vendet Shengen. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur

./tvklan.al