Adolfo Sormani u prezantua mesditën e së premtes si trajneri i ri i Partizanit. Sormani zëvendëson bashkombasin e tij Andrea Agostinelli te të kuqtë.

51-vjeçari pranoi se objektivi i tij është titulli kampion, por më parë duhet të mendojnë për Europa League dhe ndeshjen e kthimit me Slovan Bratislava.

Adolfo Sormani vlerësoi kampionatin shqiptar duke thënë se luhet me një ritëm të lartë dhe duhet përgatitje e mirë fizike.

Në të kaluarën Sormani ka drejtuar ekipet e të rinjve te Juventus dhe Napoli, ndërsa në sezonin 2012-2013 ishte ndihmësi i Gianfranco Zola te Watford në Angli.

Sormani së fundi ka drejtuar Sud Tirol në Lega Pro në Itali. Në stafin tenik të Adolfo Sormani i vetmi shqiptarë është zv/trajneri, Klevis Dalipi.

Tv Klan