Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla vazhdon takimet në Bruksel ku ndodhet në një vizitë zyrtare. Këtë të mërkurë ai ka takuar homologun e tij belg , Frederic Van Leeuë. Takimi është fokusuar tek lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Llalla ka garantuar se prokuroria shqiptare do të vazhdojë të shkëmbejë informacione me partneret e saj belg në luftën kundër drogës.

Kryeprokurori ka përmendur rastin e Kelmend Balilit ku pasi në rast hetimit për të ka nisur nga Belgjika. Gjithashtu, duke iu përgjigjur interesimit të Prokurorit Federal të Belgjikës, Llalla e informoi mbi ecurinë e procesit gjyqësor penal kundër ish-deputetit Mark Frroku.

Tv Klan