Aeroporti i Brukselit është gati për t’u rihapur, por fluturimet nuk do të fillojnë përpara mbrëmjes së të premtes, raporton BBC.

Aeroporti Zaventem ka qenë i mbyllur që prej datës 22 Mars, pas 2 shpërthimeve terroriste nga ISIS.

Me anë të një deklarate, zyrtarë të aeroportit u shprehën se vetëm 20% e aeroportit do të funksionojë në kapacitetet normale.

Kompania e fluturimeve për këtë aeroport ka marrë miratimin për të filluar fluturimet e pjeshme nga forcat zjarrëfikëse, ndërkohë që pritet miratimi nga autoritetet qeveritare dhe vendosja e një date zyrtare për rinisjen e fluturimeve./tvklan.al