PAKETABiznesi është mosbesues se sugjerimet për paketën fiskale të vitit 2016 do të merren parasysh nga Ministria e Financave.

Kjo pasi kërkesat e tyre në të kaluarën, nuk janë marrë parasysh nga qeveria.

Përfaqësues të biznesit thonë se mënyra që Ministria e Financave ka zgjedhur për t’u konsultuar me biznesin është joserioze dhe larg pritshmërive të sipërmarrjes.

Por Ministria e Financave sqaroi për mediat se ka zhvilluar një proces intensiv të konsultimeve me shoqatat e biznesit, në respekt të afateve ligjore për paketën fiskale 2016.

Megjithatë ajo thotë se është e hapur për propozimet e biznesit kur ato janë të argumentuara dhe i shërbejnë përmirësimit të paketës fiskale.

Tv Klan