Zhduket Christopher Steele, ish- agjenti i M16. 52- vjeçari është autori i raportit sekret kundër presidentit amerikan Donal Trump. Sipas medias britanikë “

Daily Mail

”, ish-spiuni britanik është zhdukur mënjëherë sapo emri i tij doli në raportin, ku thuhet se Rusia është duke përdorur për të shantazhuar presidentin e sapo zgjedhur Trump. Mësohet se Steel ka braktisur shtëpinë e tij, e cila kushton 1.5 milion £ dhe ka ikur, pasi ka pasur frikë nga ajo që mund t’i ndodhte.

Një fqinj ka thënë për Telegraph se gjatë kohës që Steel u largua ishte nervoz dhe ka kërkuar ndihmë nëse ai mund të kujdesej për macen i tij.

52-vjeçari, babai i tre fëmijëvë, mund të ketë shkuar jashtë shtetit, pasi thuhet se ai është autori i një dosje “bombë” ku Trump shfaqet me “veprime poshtëruese seksuale në një hotel në Moskë”. Bëhet fjalë për vitin 2013 kur Trump ka qenë në Moskë së bashku me “Miss Universin”.

Kreu i CIA-­s i ka transmetuar informacionin presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se zyrtarë të Kremlinit pretendojnë të kenë material komprometuese në lidhje me jetën e tij personale, përfshirë edhe materiali kompromentues në hotelin në Moskë”.

Christopher Steele ka punuar më shumë se dy dekada në Moskë dhe ka bashkëpunuar me spiunun e vrarë rus Aleksandër Litvinenko, i cili u largua në Britani para se ai të helmohej  në vitin 2006.

Trump hodhi poshtë pretendimet se Rusia kishte informacion që mund ta komprometonte atë.

Pasi e shprehu reagimin ndaj njoftimeve të së martës, ai e përsëriti mohimin e tij në konferencën e parë për shtyp si president i zgjedhur të mërkurën.

“Mendoj se është e paturpshme që informacioni u bë publik. Unë e lexova informacionin jashtë atij takimi. Janë lajme të rreme. Nuk është vërtetë”, tha ai./tvklan.al