Beni dhe dadoja

Ben Affleck ka përgënjeshtruar zërat për një lidhje me dadon e fëmijëve të tij, Christine Ouzounian.

Aktori dhe regjizori i famshëm 42 – vjeçar shpërndau një deklaratë për mediat, pasi revista “Us Weekly” publikoi lajmin për një lidhje mes Affleck dhe dados 28 – vjeçare, e punësuar në pranverë për t’u kujdesur për tre fëmijët, Violet, Seraphina dhe Samuel.

Në deklaratë thuhet se Affleck e mohon kategorisht këtë histori dhe e konsideron “skandaloze dhe të bazuar në burime të pavërteta”.

Ben Affleck dhe ish – bashkëshortja Jennifer Garner i dhanë fund martesës së tyre 10 – vjeçare në Qershor, por ditët e fundit ata janë parë bashkë në Atlanta, ku Garner po xhiron një film.

Tv Klan