opiumi-AfganistanShtetet e Bashkuara kanë çuar dëm 7.6 miliardë dollarë në luftën kundër opiumit në Afganistan.

Ky është përfundimi i një raporti të Agjencisë amerikane që ka mbikqyrur procesin e rindërtimit të këtij vendi për 13 vjet me rradhë.

Për çështjen e opiumit, Shtetet e Bashkuara hartuan një program për bujqit afganë, sipas të cilit ata do të merrnin financime për  kultivimin e kulturave të tjera bujqësore.

Sipas statistikave, në fund të 2013, sipërfaqja totale e mbjellë me opium arriti në 209 mijë hektarë, më e madhja që prej 1994.

Vlera e këtij prodhimi u përllogarit në rreth 3 miliardë dollarë, ose 50% më shumë se një vit më parë.

Sipërfaqet e mbjella me këtë bimë, madje janë disa herë më të mëdha se sa periudha kur amerikanë e pushtun Afganistanin dhe rrëzuan qeverinë e talebanëve në 2001.

Dështimi i Shteteve të Bashkuara për ndalimin e kultivimit të opiumit ka disa arsye, mes të cilave listohet përfitimi i lartë financiar, korrupsioni gjigand në administratën afgane, grupet e fuqishme kriminale, situata e sigurisë në tërësi dhe sigurisht, kontrolli i një pjesë të territorit nga talebanët.

Opiumi është përbërësi kryesor për prodhimin e heroinës, ndërsa Afganistani prodhon 80% të kërkesës botërore për opium.

Kështu që, i mbetet presidentit të ri Ashraf Gani dhe forcave të sigurisë të angazhohen seriozisht ndaj këtij problem, sidomos pas largimit të trupave ndërkombëtare të misionit ISAF deri në fund të 2014.

Tv Klan