Afro 4686 abonentë do të vazhdojnë të paguajnë aforfe energjine elektrike deri në fund të këtij viti në disa qytete të vendit edhe pse qeveria kishte si synim që pas Qershorit 2016 asnje abonet te mos paguante me aforfe energjine. Te pakten kete synim e ka deklaruar edhe vete Ministri i Energjise Damian Gjiknuri kohe me pare per mediat.

Shtyrja e afatit për faturimin aforfe zbulohet në shkresën që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka nisur Entit Rregullator të Energjisë. Në të thuhet se plotësimi me matësa ka nisur në të gjithë vendin, por shkak për mos vënien në funksion të matësave dhe detyrimin për faturimin aforfe, është niveli i  tensionit më i vogël se 150 V, gjë që bën të pamundur matjen dhe faturimin me anë të matësave.

Qytetet ku do të vijojë faturimi aforfe i energjisë janë: Kruja, Librazhdi, Kopliku, Lezha, Puka dhe Shkodra. Sipas dokumentit deri në vendosjen e matësve abonentët faniljarë në Tiranë do të tarifohen me një kuotë të caktuar në qytet dhe në fshat.

Tv Klan