Departamenti Amerikan i Drejtësisë, publikoi emrat e 4 personave përgjegjës për hakerimin e llogarive të gjigantit amerikan Yahoo. Dy prej tyre janë agjentë të shërbimit sekret rus. Dmitry Dokuchaev, 33 – vjeç dhe Igor Sushchin, 43 – vjeç.

FBI njoftoi se Aleksei Belan, njëri prej piratëve kompjuterikë i përfshirë në këtë sulm, ishte në listën e personave më të kërkuar nga agjentët federalë. Sipas zyrtarëve amerikanë, spiunët rusë kanë bashkëpunuar me hakera tejet profesionalë për të kryer një nga sulmet kibernetike më të mëdhenj në historinë e SHBA-ve.

Shënjestra e sulmit masiv që përfshiu 500 milionë llogari, ishin zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë, përfshirë diplomatë, apo personel ushtarak, njofton Departamenti i Drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, sqaroi se krahas njerëzve të pushtetshëm, u sulmuan edhe mjaft gazetarë apo ndërmarrje të rëndësishmë europiane.

Tv Klan