Qarabag i Ansi Agolli është shpallur për herë të katërt radhazi kampion i Azerbajxhanit. Titulli u vendos kur kanë mbetur edhe 2 javë për tu luajtur. Fitorja 3 – 0 me Inter Baku mbylli të gjitha llogaritë, pasi Qabala është 7 pikë larg.

Në këtë takim Ansi Agolli ishte titullar duke dhënë ndihmesën e tij, veçanërisht në shënimin e golit të dytë. Futbollisti shqiptar arriti të marrë një tjetër trofe në karrierën e tij në Azerbajxhan ku është aktivizuar në 7 sezonet e fundit, duke arritur përfaqësohet edhe në grupet e Europa League. Qarabag është në garë edhe për Kupën e Azerbajxhanit, pasi do të luajë në finale me Qabala më 5 maj. Ekipi i Ansi Agolli me triumfin në kampionat siguroi pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues të Champions League. 

Tv Klan