Sergio Aguero

është kthyer në një objektiv të Chelsea. Sipas mediave angleze po negociohet me Manchester City për ta marrë në Londër. Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi, pasi vlerësoi si jashtë planeve të tij Diego Costa.

Mattia De Sciglio duket se është shumë pranë kalimit te Juventus. Ujdia është arritur dhe duket se kanë mbetur vetëm disa detaje sipas mediave italiane. Në ditët e ardhshme pritet që De Sciglio të zhvillojë kontrollet mjekësore për t’iu bashkuar më pas ekipit të ri.

Alvaro Morata vlerësohet 90 milionë euro nga Real Madrid. Klubi spanjoll nuk do të bëjë lëshime në këtë aspekt. Morata kërkohet nga disa ekipe në Europë.

Tv Klan