Diskutimet e buxhetit 2017 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, këtë herë janë shoqëruar me debate mes mazhorances dhe opozitës mbi borxhin dhe deficitin.

Teksa bëri një prezantim të ecurisë së këtyre treguesve në vite, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se nga viti i ardhshëm, treguesit e borxhit dhe të deficitit janë parashikuar në ulje.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e opozitës, e cila thotë se shifrat e paraqitura nga ministri për vitet e kaluara  janë të pasakta ndërsa parashikimet për të ardhmen janë të paarritshme.

Sipas Ahmetaj viti 2016 ka rezultuar një vit i suksesshëm në kuadër të menaxhimit të borxhit.

Tv Klan