Qeveria shqiptare ka arritur në parim dakordësinë me fondin monetar ndërkombëtar për fshirjen e plotë të detyrimeve të bizneseve në tatime e dogana të para vitit 2010 dhe për thjeshtimin e borxhit nga 2010-a në 2014-ën.

Kjo është konfirmuar nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, pas kthimit nga Uashingtoni, ku pati takime me zyrtarë të FMN-së. Për detyrimet e papaguara nga bizneset pas 2014-tës, sipas Ahmetajt nuk ka asnjë tolerim.

Ministri nuk dha detaje nëse është rënë apo jo dakord me FMN-në për fshirjen e detyrimeve të papaguara për automjetet që datojnë para vitit 2010.

Tv Klan