Statistikat ekonomike të sotme tregojnë një rritje të qëndrueshme ekonomike, por vetë kreu i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj pranon se sfida tashmë mbetet se sa përkthehet ajo në mirëqenie për qytetarët.

“Ka probleme ende të mëdha në terrenin ekonomik dhe këtu vijmë tek një tjetër element që dua ta ndaj me ju, edhe për të “provokuar” diskutimin më tej: Cilësia e statistikës”.

Për të arritur cilësinë e statistikave, ministri Ahmetaj tha se INSTAT tashmë nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrit, por do të bëhet institucion i pavarur.

“Kam parë situata të tmerrshme ku rritja ekonomike përcaktohej në zyrat e Këshillit të Ministrave. I duhej 12 %, vendosej 12 %, i duhej 8 %, vendosej 8 %. Ligji i statistikave, i ndryshuar së fundmi, tashmë bën të mundur që gradualisht, në fund të këtij mandati, varësia institucionale e INSTAT t’i kalojë Parlamentit”.

Kjo nisëm tha Ahmetaj do t’i japë fund njëherë e mirë fabrikimit të shifrave, siç ndodhte para vitit 2013-ë.

Tv Klan