Nëse keni një pasuri të paluajtshme, shtëpi apo biznes dhe dëshironi t’ia kaloni të drejtën e pronësisë dikujt tjetër, atëherë tarifa që do të paguani nga Shtatori i këtij viti për këtë transferim do të jetë disa herë më e ulët.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se të mërkurën ka kalur në Këshillin e Ministrave projekligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që i jep mundësi të gjithë individëve, që të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut dhe nëse duan ta kalojnë dikë tjetër këtë të drejtë pronësie, ta bëjnë me tatimin e ri.

Për individët, me ligjin e ri, tatimi do të jetë 2% e diferencës ndërmejt vlerës së rivlerësimit dhe vlerës së mëparshme.

Por cila është rruga që ndiqet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme?

Sipas qeverisë, miratimi i këtij projektligji do të ketë efekte të drejtperdrejta në nxitjen e formalizimit me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, deri në datën 31 Dhjetor 2016.

 

Tv Klan