Ahmetaj

Një ditë pasi Kryeministri Rama i kërkoi homologut kinez finalizimin e negociatave për fillimin e punimeve për “Rrugën e Arbrit”, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj thotë se negociatat me kompaninë kineze janë intensive dhe ende në nivel teknik.

Në komisionin e Ekonomisë, deputetet i kërkuan llogari për ecurinë  e punimeve në disa rrugë, përshirë edhe “Rrugën e Kombit”.

Përsa i përket “Rrugës së Kombit” katër kompani janë paraqitur për ta marrë me koncesion, por fituesi nuk është shpallur ende.

Tv Klan