Ministri i financave Arben Ahmetaj do t’i  propozojë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm një nismë ligjore, në mënyrë që të rikthejë policinë e shtetit në transportimin e vlerave monetare të bankave. Në një intervistë për televizionin Klan, Ahmetaj shprehet i bindur se policia e shtetit mund ta bëjë këtë punë më mirë se kushdo tjetër.

Arben Ahmetaj thotë se policisë nuk i mungon as ekspertiza, as aftësia dhe as kapaciteti për të kryer punë dinjitoze. Për të, këto ngjarje nuk do të kishin ndodhur, nëse paratë e bankave do të bëheshin nga efektivët e shtetit.

Ahmetaj sqaron se duhet që vetë bankat të hyjnë në marrëveshje me policinë dhe ta paguajnë atë për shërbimin që do të marrin. Në harkun kohor të  10 viteve, kur shoqërimi bëhej nga policia e shtetit, ka ndodhur vetëm një rast grabitjeje ku autorët janë zbuluar brenda disa javëve./TV KLAN