Në programin e ri ekonomik të saj, Partia Socialiste ka hequr dorë nga disa premtime që bëri fillimisht përpara se të vinte në qeveri.

Arben Ahmetaj, i cili javë më parë mbante pozicionin e Ministrit të Financave në kabinetin Rama, ka prezantuar përpara bizneseve fokusin që do të ketë për zhvillimin e ekonomisë PS, nëse mandatohet edhe njëherë.

Ahmetaj tha se socialistët nuk do të ndalen nga taksa progresive, as të tatimi i pagave, as te tatimi i bizneseve, por ai premtoi se si shpërblim për sipërmarrësit do të jetë ulja e dividentit në 6%. Në këtë program, socialistët rifutin konceptin e rritjes së pagave dhe pensioneve.

Socialistët premtojnë mandatin e ardhshëm 220 mijë vende të reja pune. Ahmetaj tha se kjo llogaritje është e saktë, pasi me votimin e Vetting -ut, investitorët e huaj do të vijnë në Shqipëri.

Ish – Ministri në këtë tryezë u përball edhe me pyetjet e bizneseve, të cilët për të koncesionet e dhëna në duar të disa sipërmarrësve.

Tv Klan