Ministri i Financave, Arben Ahmetaj akuzon opozitën se përmes protestës së saj po dëmton reformat dhe ekonominë e vendit. Ai i ka quajtur artificialitet politik kërkesat e saj, të cilat po i shtron duke përdorur qyetarët. 

Ahmetaj doli në këtë konferencë për të shpallur mbylljen me sukses të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por që ekonomia të vazhdojë të rritet, për të fjala kyçe është vettingu.

Pas mbylljes së marrëveshjes me FMN Shqipëria është në fazë pas – monitoruese nga fundi. Ministria e Financave shpalli si prioritet vazhdimin e luftës anti-informalitet me fazën e tretë dhe përmirësimin e buxhetimit të fondeve për veprat publike./ TV KLAN