Marrëveshja që socialistët dhe demokratët bënë për të kandiduar të vetme në këto zgjedhje dhe të mos i japin mundësi koalicioneve të partive politike, konsiderohet nga ministri në detyrë i Financave Arben Ahmetaj si një erë e re në historinë e Shqipërisë, të cilën po e bën Partia Socialiste.

Ahmetaj tha gjatë fjalës së hapjes të fushtës elektorale në Rrogozhinë se vetëm kjo parti ka fatin të bëjë histori dhe të nxjerrë vendin nga tranzicioni e konfuzioni politik, ku një rrjet partish të vogla marrin vota në këmbim të vendeve të punës.

Arben Ahmetaj tha se asnjë ditë qeveria Rama nuk është shtirur se do Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, por ka punuar që ajo të bëhet dhe të materializohet sa më parë.

Ministri ka premtuar se nëse mandatohet Edi Rama sërish për të drejtuar Shqipërinë, çdo fermer do të marrë certefikatën e tokës brenda katër viteve të ardhshme./Tv Klan