Ahmetaj: Rruga e Arbrit pa pagesë

Rruga e Arbrit nuk do të jetë me pagesë. Në një intervistë për televizionin Klan, kreu i ministrisë së Financave sqaron se makinat që do të kalojnë në këtë rrugë nuk do të paguajnë asnjë lloj tarife dhe se të gjithë koston për mirëmbajtjen e saj dhe të tunelit do ta mbajë buxheti i shtetit. Arben Ahmetaj thotë se në relacionin e kompanisë që morri 10% të pikëve bonus për ndërtimin e veprës, vlera 4 euro për kalimin makinave ishte propozim, dhe jo vendim.

Por sa do të jetë shuma që qeveria do të paguajë në formë subvencioni për kompaninë që do ta mirëmbajë rrugën?

Arben Ahmetaj e vlerëson ndërtimin e rrugës së Arbrit si një pikë kyçe e cila në të ardhmen do të lidhë Tiranën me Dibrën, Tetovën dhe Shkupin. Kreu i financave sqaron edhe arsyet se përse u refuzua oferta e kompanisë kineze.

Por kjo nuk është vepra e vetme ku kompanitë janë ofruar për të ndërtuar rrugë.

Gjoka Konstruksion ka ofruar 190 milion euro për ndërtimin e rrugës për 46 muaj, dhe 60 milion euro do t’i japë buxheti i shtetit. Në total rruga do t’i kushtojë buxhetit 245 milion euro plus 47 të tjera interesa ndaj kompanisë.

Tv Klan

 

 

 

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*