Rreth 85 mijë biznese kanë përfituar nga ulja e taksave. Nga Synej, në një takim me banorë të zonës, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u ndal tek ajo që e quajti si miti i rritjes së taksave, duke thënë se nuk ka rritje takse për biznesin e fogël.

“Ne erdhëm me moton “kush fiton më shumë, do paguajë më shumë” dhe çfarë bëmë? Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël që përbën 80% – 85% të bizneseve, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën”.

Gjatë turit me qytetarët “Puna për Shqipërinë që Duam”, ministri Ahmetaj  u ndal edhe te ndërtimi i rrugës Kashar –Rrozhinë, që do të ndihmojë në zhvillimin e zonës, pasi e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeytetit që të arrihet në 15 deri në 20 minuta.

Tv Klan