Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se Shqipëria e ka lënë pas krizën ekonomike.

Në një takim të zgjeruar, me gazetarë dhe deputetë të mazhorancës, ai bëri kritika për mediat dhe opozitën, që sipas tij, shohin vetëm pjesën kritike të raporteve të institucioneve ekonomike vendase dhe ndërkombëtare.

Anketa e fundit e Dhomës Gjermane të Tregëtisë, sipas Ahmetajt, nuk i përgjigjet realitetit.

Lidhur me renien e konsumit për vitin 2015, Ahmetaj tha se konsumi ka rënë shumë pak në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Sipas Ministrit, reformat kanë e ndërmara nga qeveria kanë risk politik dhe nëse nuk do të ishin realizuar, Shqipëria do të prekte një ’97 financiare në vitin 2013.

Ahmetaj tha se një nga sfidat e qeverisë është tha se mbajtja e borxhit publik në objektiv. Këtë viti synohet që borxhi të zbresë në 70.9 % nga 72.2% që ishte në 2015.

Tv Klan