Ministri i Financave Arben Ahmetaj mohon që përfshirja në skemën e TVSH do të përkthehet në rritje të çmimeve si e vetmja rrugë e biznesit të vogël për të përballuar kostot.

Ahmetaj  iu shpjegoi 100 përfaqësuesve të këtij komuniteti të thirrur në një takim në Kryeministri se synimi i vetëm i qeverisë është për t’i mbyllur rrugët informalitetit dhe konkurrencës së padrejtë.

“Që nuk është taksë e re dhe që nuk influencon në çmime, qoftë ai është informal e ka çmimin 8 lekë, e ju që jeni informal e keni 10 lekë, që  atë sekondë ju jeni përballë një konkurrence që nëse shteti nuk ndërhyn me instrumentet e veta të formalizmit, ju nuk e përballoni dot. Aty falimenton biznesi”.

Ministri i Financave përsëriti se nga kjo skemë e re që do të nisë të aplikohet në Janarin e vitit të ardhshëm do të jenë të përjashtuar zejtarët, tregtarët ambulant, atë që shesin në tregje apo profesione si taksistë e berberët.

Tv Klan