Asnjë biznes i vogël nuk do të falimentojë nga futja në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ministri i Financave Arben Ahmetaj siguroi se nuk do të ketë biznese që mbyllen, pasi TVSH-ja është një taksë që paguhet nga konsumatori. Ai sqaroi se nuk do të ketë as rritje të çmimeve, por vetëm arkëtim në buxhetin e shtetit të një shume që sot futet padrejtësisht në xhepin e tregtarëve të vegjël.

“Të jeni të bindur që ka në terrenin fiskal shumë sipërmarrje që pretendojnë se janë nën pesë milionë por në fakt janë dy-tre herë nën pesë milionë.”

Nga data 1 janar qeveria do të nisë të mbledhë edhe taksën e pasurisë në bazë të vlerës që ka prona në treg. Ahmetaj tha se drafti është bërë gati, por nuk dha të dhëna se sa do të jetë përqindja që do të vendoset mbi vlerën e pronës. Ministri tha se tatimi do të jetë i njëjtë si për shtëpinë e parë, edhe për të dytën, nuk do të ketë kategorizime.

“Nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpinë e dytë. Përqindja e taksës do të jetë mbi vlerën reale.”

Qeveria është në diskutime me Fondin Monetar Ndërkombëtar nëse do të finalizojë bashkimin e tatimeve dhe doganave në një agjenci të vetme. Në fund të vizitës Fondi rekomandoi që kjo nisëm të mendohet dhe njëherë.

“Po e diskutojmë akoma.”

Tashmë Shqipëria ka një marrëveshje me FMN në bazë të artikullit 4, të njëjtën që ka patur edhe qeveria Berisha, e çdo vend që është anëtar i Fondit./Tv Klan