Ahmeti, Mustafës: Nuk është më koha e Jugosllavisë…



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar rrjetin social Facebook se krytari i LDK-së, Isa Mustafa, duhet ta dijë se tani gjërat dhe ngjarjet politike të së kaluarës së afërt mund të gjinden fare lehtë në internet, prandaj s’ka nevojë të bëjë askush propaganda e gjërat më nuk janë si në kohën e Jugosllavisë.

“Isa Mustafa duhet me ditë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetu në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

 “Sot paska thënë që ‘VV është me PDK’. Që gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaçin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana.

Përpara ndoshta edhe keni arrit me fsheh veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më”. /Klan Kosova

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*