Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ambasadorin Italian në Maqedoni, Karlo Romeo.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale. Ahmeti falënderoi Italinë për mbështetjen e dhënë dhe njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimet e BDI-së mbi temat e lartëpërmendura

”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Mes tjerash në komunikatë thuhet se Ahmeti ka theksuar që BDI respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit, ndërsa Qeveria e re reformuese duhet që sa më shpejtë të zgjidhet dhe të fillon me punë menjëherë.

Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës

”, qëndron në komunikatën e BDI-së.

Në lidhje me zgjedhjet lokale,  Ahmeti tha që BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në kodin zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave gjer në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re./INA