ajeti

Arlind Ajeti zgjodhi të luajë në Serie A, pas përvojës në Zvicër me Basel. Futbollisti shqiptar shënoi që në takim e parë me Frosinone, një shenjë që kërkon  të bëjë karrierë në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares foli për “Gazzetta dello Sport” rreth debutimit të tij.

“Më duhej një aventurë e re. Frosinone nuk është maja për Serie A, por mendoj se është vendi i duhur për të ecur përpara” – tha Ajeti për “Gazzetta dello Sport”.

Ai u këshillua nga Gianni De Biasi që të shkonte në kampionatin italian. Shembulli i Ajetit është Sergio Ramos, mbrojtësi nga i cili frymëzohet.

Arlind Ajeti është bërë pjesë e Kombëtares prej më shumë se 1 viti dhe synon që të jetë edhe në finalet e Europianit ku Shqipëria kërkon të bëjë një tjetër suprizë. “Kemi një skuadër të mirë. Natyrisht që Franca është favorite, po mund të kualifikohemi” sqaroi 22-vjeçari për gazetën e njohur italiane.

Tv Klan