Jeta nuk ka qenë e lehtë për Jean Kelly, e cila që në fëmijëri ishte e bindur se do të mbetej vetëm.

E lindur me sindromën Apert, një sëmundje që shkakton deformime të kafkës, fytyrës, duarve dhe këmbëve, 26 – vjeçarja, përtej të gjitha gjasave, ka gjetur dashurinë.

Madje ajo dhe partneri i saj po planifikojnë të martohen dhe të kenë fëmijë.

Duke folur për “

New Day

”, 26 – vjeçarja tha se ishte rritur duke dëgjuar të tjerët që e quanin të shëmtuar, por tashmë ajo thotë se nuk i bën më përshtypje dhe se është shumë e lumtur me mashkullin që ka në krah.

jane1

Jean pranon se sëmundja e saj e rrallë ka 50 përqind shance që të trashëgohet, po ajo thotë se është e gatshme që ta bëjë këtë sakrificë.

“E di që do të jem një nënë e mrekullueshme dhe nëse fëmija im do të ketë sindromën Apert, do të bëj të pamundurën që jeta e tij të jetë po aq e mrekullueshme sa e imja”, shprehet ajo. /tvklan.al