Akademikët bëhen bashkë kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për t’i hequr fondin Akademisë së Shkencave për vitin 2018. Duke i kaluar në plan të dytë debatet mes tyre mbi reformimin e institucionit, në përfundim të mbledhjes urgjente të asamblesë, akademikët u shprehën kundër heqjes së fondit, pasi kjo do ta çojë kërkimin shkencor shqiptar drejt zhdukjes.

I të njëjtit mendim me kolegët e tij ishte edhe akademiku Artan Fuga, zëri më kritik mbi mënyrën sesi duhet të funksionojë ky institucion dhe që ishte i pranishëm në mbledhje, pasi siç tha edhe ai vetë, ekzistenca e Akademisë së Shkencave është në rrezik.

Artan Fuga:

“Po qe se Akademia nuk është në pozicionin e duhur, atëherë Kryeministri t’u ndërpresë fondet edhe institucioneve të tjera, të cilat dhe ato do reformohen, por me të tjerët nuk e bën dhe ka deklaruar për Akademinë. Për mua është një gabim total”.

Apollon Baçe:

“Merkeli ka thënë 1 në 5 prioritetet që të hyjë Shqipëria në BE, kërkohet 3.5% të jetë buxheti shkencor edhe kërkohet një mbështetje e kësaj pune”.

Pika në të cilën akademikët nuk po dakortësohen është reforma që do ta nxjerrë nga apatia Akademinë e Shkencave.

Gudar Beqiraj:

“Për mua është vërtetë një eksperiencë që ka qenë mjaft efektive e jo me institute”.

Artan Fuga: “

Për mua akademia të ekzistojë si një forum i pavarur, i zgjedhur nga shkencëtarët e Shqipërisë, i cili të jetë partner i qeverisë për drejtimin shkencor, strategjitë shkencore të vendit, monitorimin e arritjeve shkencore të vendit. Në qoftë se hyn në rrugën e dominimit të instituteve, unë po ju them publikisht që unë që në atë çast do jap dorëheqjen si anëtar i Akademisë së Shkencave”.

Vendimi i asamblesë mbi të ardhmen Akademisë së Shkencave do të komunikohet ditën e enjte.

Tv Klan