BeqajPavarësisht se ligji antiduhan duket se ka dhënë efektet e para sa i takon uljes së numrit të duhanpirësëve, qeveria ka vendosur që të rrisë akcizën për cigaret.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja thotë se është gati ky ndryshim fiskal që do t’i çohet parlamentit për miratim.

Kjo masë sipas Ministrit të Shëndetësisë do të ndikojë dhe në uljen e numrit të personave të sëmurë nga tumorët e mushkrisë apo sëmundjet kardiovaskulare që shkaktohen kryesisht nga duhanpirja.

Edhe për Kryeministrin Rama ulja e shifrave të konsumit të duhanit është një tregues inkurajues që do ta përmirësojmë akoma përmes rritjes më tej të akcizës së cigareve”, siç shkruajti ai në Twitter, menjëherë pas mbledhjes së qëverisë.

Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje ishte ai për ndryshimin e regjimit fiskal për biodizelin ose e njohur ndryshe si energjia e gjelbër.

Ministri i Ekonomisë, i cili komunikoi për mediat këtë vendim tha se ndërmerr për të rritur konkurencën.

Tv Klan