Dega e AKR-së në Prishtinë, ka propozuar që kandidat në zgjedhjet lokale në kryeqytet të jetë presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.

Të gjitha degët në Prishtinë kanë propozuar unanimisht në mbledhjen që kemi pasur sot, që Behgjet Pacolli të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

”, ka thënë nënkryetarja e AKR-së, Albena Reshitaj.

Pacolli është propozuar, por që i mbetet atij të vendos nëse do të pranojë që të jetë kandidat në zgjedhjet lokale për Prishtinën”,

ka shtuar ajo.

Reshitaj nuk ka treguar nëse Pacolli ka disponim që ta pranojë propozimin e partisë, por që ka thënë se do të mbajnë edhe një mbledhje ku do të merret përfundimisht një vendim.

Do të kemi edhe një mbledhje tjetër dhe para se të kalojë afati në orën 00:00 ne do ta kemi emrin e kandidatin tonë

”, ka shtuar ajo./ Klan Kosova