Një agjenci britanike do të bëjë akreditimin për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, qofshin publike apo private.

I pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me këtë agjenci, kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se me në fund të rinjtë dhe familjet e tyre do të kenë një pasqyrë vlerësimi për të gjitha universitetet në vend.

Rama tha se falë reformës së ndërrmarrë nga qeveria që ai drejton, tashmë arsimi nuk shihet më si biznes dhe për qëllime fitimi.

Rama e ka quajtur marrëveshjen me agjencinë britanike të sigurimit të cilësisë si historike për arsimin në Shqipëri, pasi akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë do të bëhet nga  e njëjta agjenci që bën akreditimin institucioneve të arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar./tvklan.al