Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit. Viktimat janë Simon Kaza 20 vjeç, Juli Margjini 22 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç. Automjeti i tyre humbi kontrollin dhe ra nga ura duke përfunduar në kanal.

Sipas policisë, tre të rinjtë udhëtonin me një makinë tip Lancia me targa AA 389 MO. U desh disa minuta që trupat e pajetë të viktimave të nxirreshin nga automjeti. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al